Aktualitet Sekuestrohen në Rinas 14 ora dore të shtrenjta, dyshohen të kontrabanduara

Sekuestrohen në Rinas 14 ora dore të shtrenjta, dyshohen të kontrabanduara

14 ora dore të shtrenjta të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit nga Policia Kufitare.

Orët iu sekuestruan qytetarit me iniciale K.H., të cilat iu gjetën në bagazhe gjatë një kontrolli të imtësishëm.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.