Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Me golin e shënuar në minutën e 85-të në miqësoren që Portugalia fitoi ndaj Andorrës 7-0, CR7, në fakt, ka arritur një legjendë si Ferenc Puskas në vendin e katërt në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 746 gola mes kombëtares dhe klubeve. Një rekord i jashtëzakonshëm, i festuar menjëherë nga Juventusit, që nëpërmjet një postimi në Twitter i dha portugezit “Çmimin e parë Puskás në histori”.
Nëse e gjithë bota është e mahnitur nga numrat marramendës të Ronaldos, ai tani duket se është mësuar të shkruajë histori dhe pas ndeshjes kundër Andorrës reagoi në profilin e tij në Instagram: “I lumtur që arrij një tjetër moment historik me ngjyrat e vendit tonë!”
Falë golit ndaj Andorrës, Ronaldo i afrohet një tjetër rekordi. Ai tani ka arritur 102 gola me fanellën e Portugalisë, vetëm 7 më pak se ish-sulmuesi iranian, Ali Daei, mbajtës rekordit të golashënuesit më të mirë në rang përfaqësuesesh me 109 finalizime.
Cristiano Ronaldo do të luajë dy ndeshjet e fundit me ekipin kombëtar për vitin 2020 dhe më pas do të kthehet në fushë me fanellën e Juventusit. 35-vjeçari shpreson të fitojë Ligën e Kampionëve me bardhezinjtë, pranverën e ardhshme.