Një Cristiano Ronaldo për rekord, ose thuajse. Madje në çdo sport për alieni që bën portugezi i Juventus. Kërcimi me kokë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi në momentin e golit të fitores për bardhezinjtë ndaj Sampdorias, ishte në kuotën e lartësisë 2.56 metra.
Në fakt ky është kërcimi i dytë më i lartë në historinë personale të portugezit. Në fakt, kërcimi i tij që vendosi rekordin daton më 13 shkurt 2013, kur një fluturim në lartësinë 2.93 metra përfundoi me CR7 që shënoi golin e 1-1 në Champions League me fanellën e Real Madrid, kundër Manchester United.
Ndërkohë, me golin e shënuar dje, Ronaldo ka qenë sportisti që ka marrë tërë vëmendjen e botës, dhe jo vetëm asaj sportive. Disa e cilësojnë si jashtëtokësor, dhe disa nuk harrojnë të vënë në dukje se Messi nuk mund ta bëjë kurrë diçka të tillë.
🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻🙌🏻 @Cristiano pic.twitter.com/ygRDBTINRx
— Sports PR Company (@SportsPRCompany) December 18, 2019