Policia e Kukësit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje në Kukës.
Konflikti në familje ka ndodhur në fshatin Zall Lusen, kur babai ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19-vjeçare për motive të dobëta.
Në këtë moment ka ndërhyrë djali i tij 17-vjeçar, i cili ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.
Policia ka arrestuar babain 56-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim të mitur.
Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.