Aktualitet Me kokainë në makinë, 54-vjeçarja arrestohet në flagrancë

Me kokainë në makinë, 54-vjeçarja arrestohet në flagrancë

54-vjeçarja Marjana Gjini është arrestuar në flagrancë pasi po lëvizte me makinë brenda së cilës u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, në afërsi të një shkolle të mesme në Mamurras.

Droga ishte e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

54-vjeçarja banuese në Kurbin u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.