Extra Rrëfehet modelja e Champions-it: Më mbajtën 5 orë në rajon, pata mesazhe...

Rrëfehet modelja e Champions-it: Më mbajtën 5 orë në rajon, pata mesazhe flirtuese nga lojtarët e Liverpool

Modelja Kinsey Wolanski është vënë në qendër të vëmendjes, aq sa “The Sun” ka zhvilluar një intervistë të gjatë me personin më të famshëm të finales së Champions League, që u fitua nga Liverpool.

Modelja me origjinë ruse ka treguar gjithçka ndodhi natën e 1 qershorit në Madrid dhe ngjarjet pasi ajo hyri në fushë duke u parë nga e gjithë bota.

“Për momentin po mendoj të dal në pension kur të jem 30 vjeçe sepse do të kem para mjaftueshëm. Kapërcimi në fushën e finales së Champions League do të më ndihmojë ta arrij këtë. Po planifikoj të bëj kalime të tjera të mëdha që të rris profilin tim”, tha fillimisht 22-vjeçarja.

Ajo shpjegon se ajo që bëri në Madrid e ndihmoi të rrisë famën dhe ndjekësit e saj në Instagram, duke realizuar një reklamë të madhe me kosto minimale, por ajo thekson se kjo që bëri iu pëlqeu të gjithë fansave.

Kinsey ka treguar edhe disa detaje të tjera pas arrestimit nga policia dhe reagimet nga familja e saj, aq më tepër që babanë e ka polic në Los Angeles.

Sigurisht që nuk iu kisha treguar se çfarë do të bëja, por ata nuk janë surprizuar sepse e dinë se si jam unë. Babi u ngushëllua me faktin se kisha veshur diçka dhe nuk isha tërësisht lakuriq”, shpjegoi ajo.

Modelja rrëfen se nuk e kishte idenë se çfarë ishte një finale e Champions League, por i dashuri i saj, Vitaly Zdorovetskiy i tregoi planin dhe të gjithë detajet, që kishin si qëllim reklamimin e kanalit të tij, me përmbajtje për të rritur.

“Kur Vitaly më tha për të bërë këtë gjë, sinqerisht nuk e dija sa gjë e madhe ishte finalja e Champions League. Nuk e kisha idenë se do të më shikonte e gjithë bota. Por, unë thashë po menjëherë, thjesht më pëlqen të bëj gjëra të çmendura, vetëm një jetë kemi”, rrëfen Kinsye më tej.

Ajo u ndal të tregojë edhe të gjithë ngjarjet në stadium, ku rrëfeu se ajo iu kishte treguar tifozëve të Liverpool se çfarë do të bënte dhe ata nuk e besuan, gjithsesi ajo bindi njërin që ta filmonte me celularin e saj, të cilin ai ia kishte kthyer pas ndeshjes.

“Njëri nga tifozët mori telefonin tim dhe më tha se do të më filmonte, që e bëri në fakt. Për më tepër që erdhi dhe më takoi pasi dola nga burgu dhe më ktheu telefonin. Kishte kaq shumë entuziazëm tek tifozët e Liverpool, aq sa askush nuk e vuri re që unë u nisa drejt fushës. Ishte emocionuese dhe realisht nuk e mbaj mend mirë se çfarë ndodhi, ishte një turbullim në nxitim.”

 

Kinsey qëndroi për rreth 5 orë në stacionin policor brenda stadiumit me rreth 10 persona të tjerë të arrestuar, ajo rrëfeu: “Asnjë nga ata nuk fliste anglisht dhe unë isha e veshur me një kostum banje dhe e mbuluar me një mushama, të cilën ma dhanë rojet e sigurisë kur më nxorën nga fusha, për këtë isha pak në siklet.”

Modelja zbuloi se pas ndeshjes ajo ka marrë disa mesazhe flirtuese nga lojtarët e Liverpool, edhe pse nuk pranoi të flasë me emra.

“Nuk do të zbuloj emrat, por disa nda lojtarët e Liverpool më kanë dërguar mesazhe flirtuese pasi hyra në fushë. Njëri më dërgoi disa zemra, e një tjetër më tha se më kishte parë në fushë. Sinqerisht nuk i njihja ata derisa pashë profilet e tyre. Nuk iu përgjigja sepse unë e kam një të dashur”, shtoi Kinsey.

Në fund ajo shtoi se i dashuri i saj është kaq i zoti në rrengjet me videot dhe një njeri shumë i këndshëm, me të cilin shpreson të martohet një ditë.