Sport Rrëfehet Pirlo: Firmosa me Real, por më pas zgjodha Milan, ja historia

Rrëfehet Pirlo: Firmosa me Real, por më pas zgjodha Milan, ja historia

Viti 2006 ishte i veçantë për mesfushorin italian Andrea Pirlo, që asokohe luante me Milan. Atë vit ai fitoi Botërorin me kombëtaren italiane, por e ardhmja e tij në ato momente ishte e pasigurtë për shkak të “Calciopoli”.

Pirlo, që aktualisht drejton Sampdoria në Serie B, rrëfen një prapaskenë të atyre muajve të vështirë të verës 2006.

“Ishte një verë e veçantë. Në finalen e Botërorit, Lippi vendosi që të isha unë ai që do të gjuante penalltinë e parë. Nuk ishte e lehtë gjatë kohës që ecja drejt topit, pasi isha i tensionuar. Gjuajtja pa u menduar dy herë dhe shënova”, tha Pirlo.

Më tej, ai rrëfen se përse nuk shkoi në Madrid: “Ishte periudha e Calciopoli dhe nuk dihej se si do të niste sezoni i ri i Serie A. Menjëherë pasi përfundoi Botërori firmosa me Real Madrid, që më kishte kërkuar”.

“Më pas u mësua se Milan do ta niste sezonin e ri sërish nga Serie A, por me një penalitet pikësh. Atëherë bisedova me Adriano Galliani dhe ramë dakord që të vazhdoja të luajë me Milan dhe nuk shkova te Real”, tha Pirlo.

Periudha në Milano

“Me Milanin fitova gjithçka, por fitorja më e mirë ishte Liga e parë e Kampioneve. Pothuajse të gjithë ishim në përvojën tonë të parë dhe prisnim të arrinim këtë objektiv që në fillim të sezonit, pas një fitoreje gjysmëfinale kundër Interit. Me kalimin e viteve kam pasur mundësinë të përjetoj emocione të mrekullueshme edhe falë bashkëlojtarëve të mi që e kanë bërë të bukur çdo moment. Aventura ime me Milanin nuk mbaroi ashtu siç e ëndërroja, shpresoja se mund të qëndroja dhe të isha akoma i dobishëm. Kur kuptova se nuk shihesha më si një lojtar i rëndësishëm, nuk hezitova të ndërroja ekip. Në atë kohë ekzistonte një politikë sipas së cilës atyre mbi 30 vjeç u ofrohej vetëm një kontratë njëvjeçare. Isha ende i ri dhe në pamundësi për të gjetur një marrëveshje, shkova në një drejtim tjetër”.

Periudha te Juventus

“Kjo ishte një hakmarrje për mua. Kisha një dëshirë të madhe t’u tregoja të gjithëve se isha ende një lojtar i fortë dhe i aftë për të luajtur në një nivel të lartë dhe me Juven fitova 4 kampionate dhe arritëm në një finale të Championsit. Udhëtimi që na çoi në fitimin e kampionatit të parë pa humbje. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Conten, ai ishte i pari që filloi të më bënte të analizoja situatat në fushë, mendoja pothuajse si një trajner. Ai ishte një mësues i madh në fushë dhe në futboll. Në mënyrën se si i menaxhoj disa situata dhe seancat stërvitore të djemve të mi, marr shembull nga ai”.