Në emisionin “Shqipëria Live” në TCH, ishte i ftuar Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero, i cili prej vitesh jeton në Gjermani.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ndihet i frikësuar për të vëllanë, por edhe të gjithë mjekët e tjerë që janë në vijë të parë në lutën ndaj koronavirusit.
“Një ditë kur fola me të kishte pothuajse tre ditë pa fjetur”, tha Eduardi. Ndër të tjera, ai u shpreh se është shumë i lidhur me Pëllumbin, pasi mamaja i ka lënë në moshë shumë të re, babai i ka ndërruar jetë para disa ditësh dhe Pëllumbi për ta (për Eduardin, motrat dhe vëllezërit e tjerë), është baba, motër dhe vëlla.
“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam mundurar t’i lidh me doktorin. Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vdiq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero”, tha Eduardi.