“Ne ishim dy agjentë periferikë që patëm mundësinë të punonin në një çështje të papërsëritshme: të ishim ushtarë të vijës së parë në ndjekjen më të madhe në histori”. Thuaj Javier Peña dhe Steve Murphy dhe mendja të shkon tek trupi i Pablo Escobaritt, trafikanti më i rrezikshëm dhe më i fuqishëm i drogës në histori, “i zhgërryer” më 2 dhjetor 1993 në çatitë e Medellin, dhe i bërë shoshë me plumba.
Një foto. Por gjithashtu një pikturë shumë e famshme e Fernando Boteros, e vendosur në muzeun e qytetit kolumbian, i cili tani është bërë një destinacion për turistët dhe kureshtarët. Dhe tani, ndërsa jeta e dy agjentëve të DEA-s – që frymëzuan serialin e Netflix – bëhet libër (Ndjekja e Pablo Escobar), detajet dhe ndjesitë e atyre viteve kthehen në kujtesë.
Përsëritni shpesh që të dy keni ardhur nga hiçi. Por si u bëtë njerëzit që ndiqnin Pablon?
Peña: “Unë jam me origjinë meksikane, kam studiuar sociologji në Universitetin A&M të Texas në Kingsville. Pastaj ndoqa një praktikë në burg dhe në atë pikë bëra kërkesë për të qenë pjesë e DEA-s (Agjencia Federale e SHBA, dedikuar luftës kundër trafikut të drogës). Kam mbërritur në Kolumbi në 1988″.
Murphy: “Unë zbrita në Bogota dy vjet më vonë. Unë kam lindur në Memfis dhe u rrita midis Tenesis dhe Virxhinias, në një familje Baptiste. Babai im ishte tregtar qilimash dhe shpresoja se do të punoja në dyqan me të. Pas shkollës së mesme studiova ekonominë e biznesit, por më pas zgjodha një kurs në administrimin e burgut, bëra një praktikë në burg dhe, fshehtas nga prindërit, bëra provën për të hyrë në polici. Më vonë aplikova për të qenë pjesë e DEA-s dhe fillova të punoja për ta në Florida. Ishte ëndrra ime: në atë kohë isha vërtetë i fiksuar pas Miami Vice”.
Çfarë ju shtyu të punonit së bashku?
Murphy: “Ne jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, mendoj se kjo ishte zamka e miqësisë dhe bashkëpunimit tonë. Havier është një i dhënë shumë pas femrave…“
Peña: “Nëse duam ta themi kështu, Steve ishte i martuar para se të takonte Connyn, dashurinë e jetës së tij. Së bashku ata adoptuan dy vajza kolumbiane”.
Për të ndjekur Pablon, ju rrezikuat vetë, ashtu sikurse rrezikuan edhe familjet tuaja. Në atë kohë, policia kolumbiane besohej se ishte e korruptuar. Po tani, a kanë ndryshuar gjërat?
Peña: “Agjentët kolumbianë luajtën një rol themelor në kapjen e Escobarit. Shumë burra kanë vdekur dhe sakrifica e tyre nuk duhet të harrohet kurrë. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’ua kushtoja librin atyre”.
Murphy: “Dhe dua të shtoj se Kolumbia ka bërë përparim të madh sot. Sigurisht, është një vend që ende vuan, ashtu si vuajnë njerëzit atje”.
Velásquez Vásquez, alias “Popeye”, një nga vrasësit me pagesë që punonte për Esobarin, i cili ishte përgjegjës për më shumë se 250 vrasje, ka folur për lidhjet që kartelet e mëdha kanë me Maduron e Venezuelës. Pastaj “Popeye” u arrestua përsëri. Çfarë mendoni për të?
Murphy dhe Peña: “Ne na rezulton përgjegjës për 300 vrasje, por dyshojmë edhe më shumë. Ai u dënua për sulmin ndaj kandidatit presidencial Luis Carlos Galán në vitin 1989. Sidoqoftë, në vitin 2014 ai u la i lirë nga burgu, pasi vuajti vetëm 22 nga 30 vitet që ishte dënuar. Herën e fundit që kemi dëgjuar për të, ai organizonte ture makabre në Medellín, në të cilat shoqëronte turistët në varreza, duke treguar varret e njerëzve që kishte vrarë”.
Po për djalin e Pablos, Juan Pablo, i cili udhëton sot nëpër botë duke dhënë leksione për parandalimin e drogës, çfarë mendoni?
Murphy: “Ndërsa babai i tij ishte në arrati, ai ndihmoi të mbante të gjallë biznesin e kartelit dhe mori kontrollin e tij. Ata dëgjoheshin çdo ditë në orën pesë në radio. Dhe bisedat mbaruan kur babai i tha djalit të tij, “Dios te bendiga”, Zoti të bekoftë. Juan Pablo gjithashtu u përpoq të ndërmjetësonte dorëzimin e të atit. Por gjërat shkuan ndryshe”.
2 Dhjetor 1993, le të kthehemi në atë ditë: nuk ishit të dy mbi atë çati në Medellin…
Peña: “Më kishin dërguar në Miami për të ndjekur një gjurmë, që e dinim se ishte e gabuar, por duhej ta verifikonim gjithsesi. Kur arrita atje, një burim i imi më dha telefonin. “Acaban de matar në Escobar”, më thanë: “Sapo kanë vrarë Escobarin”.
Murphy: “Unë isha në kazermë, operacioni u krye nga Bloque de búsqueda. Kur dëgjova “Viva Colombia” duke bërtitur në radio, vrapova menjëherë atje, fillova të bëj fotografi. Dhe kur pashë trupin e tij, u afrova pranë. Dhe atëherë ndodhi që më bënë fotografinë ndërsa unë e tërheq nga mënga. Një shkrepje që më krijoi disa probleme. Sepse dukej sikur ishte një amerikan që e vrau. Dhe në fakt, e gjithë puna ishte bërë nga kolumbianët”.
Seriale televizive, libra, pajisje. Escobar vazhdon të fitojë para edhe pasi ka vdekur: a jemi të sigurt që e gjithë kjo e folur për të, kontribuon në mbajtjen gjallë të mitit midis fëmijëve të komunave dhe favorizon rekrutimin prej karteleve?
Murphy dhe Peña: “Të punuarit në serialin e Netflix Narcos ishte tejet stimuluese: ne besojmë se të rrëfesh, do të thotë gjithashtu të përpiqesh të shpjegosh pse. Dhe shërben për të parandaluar të rinjtë e tjerë që të bien në grackë. Pra, ne nuk jemi kundëra apriori. Por varet nga mënyra se si është bërë rrëfimi dhe nga kush”.
Më shumë se 70,000 amerikanë vdiqën nga mbidozë droge vitin e kaluar, 28,000 nga opioidet sintetike, duke përjashtuar metadonin. Si ka ndryshuar lufta kundër trafikut të drogës?
“Sot armiku për t’u luftuar ka një emër. Quhet Fentanyl. Dhe vjen në Shtetet e Bashkuara gjithashtu duke kaluar nëpër Meksikë”. / Sette – Bota.al