Gazetari spanjoll Davide Beriarin në dokumentarin e tij rreth mafies shqiptare flet me një femër, që dyshohet se është Denis, një prej drejtueseve të mafies së rrezikshme.
Ajo thotë se kësaj rruge i ka hyrë vetëm për para. Ndërkohë, flet për rregullat e forta që mbajnë në këmbë një nga organizatat më të sofistikuara kriminale.
Gruaja thotë se nuk është penduar në asnjë momentet, pavarësisht asaj që ka bërë.
Mafiozja shqiptare tregon se gjithçka e ka bërë për interes të parave.
“Arsyeja e parë është se kemi lindur në fukarallëk nga komunizmi. Prindërit tanë vetëm kanë punuar prej nate deri n’dark. Nuk kanë pas drejt me erdh te shpia me t’u smur një fmi. Kanë punë 7 ditë të javës në 7 dit kena pas drejt me marrë 100 gram buk edhe gjithçka ishte me racion. Kena mbajt dhi, po ku i kena mjat. I kena mjat n’tok, në një hdhomë që baba jeme vente, hapte i dhom nt’ke sepse vinte kontrolli ta merrte sepse nuk ishte e jotja. E jotja s’ka ken as jeta jote që ta ka dhanë i madhi Zot. Unë kam kene prej 10 vjeçe që ka fillu demokracia deri 15 vjeçe gjithçka që kam pa me sy, nuk e kam ble me lek…edhe vetëm një objektiv kisha, njhë gjë me e cu tek shpia, me ken e jemja”, rrëfen gruaja duke përdorur dialektin.
Më pas trafikantja tregon se ka emigruar jashtë menjëherë pasi janë hapur kufijtë
“U hapën kufijtë dhe ne kena qenë si ata qent e lidhun. Unë personalisht si shumë shqiptar që jena t’ndam, kena ik në rradh t’parë”.
Gazetari ka shkuar në Kashnjet të Lezhës, ku ka biseduar me një familje.
Gruaja e marrë në intervistë flet për varfërinë që përjeton dhe se është martuar nga i ati.
“Unë vij prej një familje prej Kashnjeti. Jam e martume. M’ka martu baba si gjith tjert maa…. Një familje fukaraji, me halle kena qen gjithmonë. Kushtet e mira i kena provu kurrë”, thotë ajo.
Pastaj në dokumentar futet përsëri, e ashtuquajtura prej gazetarit, Denis. Ajo flet rreth rregullave të forta të mafies.
“Për gjitha gjanat që kam ba, edhe… ta din mir se kam ba gjana. Pavrsisht se s’du me u thanë se ça kam ba, nuk jam e pendume. E kam ba për interes të lekve, për me jetu ma mirë. Domethanë, në qoftë se e ke kuptu, don me hy me ba diçka, edhe nuk e çon deri në fund, do me thanë se t’i nuk e ke kuptu sistemin ku ke hi dhe nuk e ke kuptu se me kë ke me t’ba. Njashtu funksionojnë”, e mbyll rrëfimin për gazetarin, gruaja e quajtur Denis.