Sport Rrëfimi i Messit: Nuk mora asnjë vlerësim nga PSG kur dola kampion...

Rrëfimi i Messit: Nuk mora asnjë vlerësim nga PSG kur dola kampion bote

Leo Messi është i lumtur me aventurën e tij tek Inter Miami. Argjentinasi po kalon një periudhe të shkëlqyer në Amerikë.

Edhe pse vitet kalojnë ai mbetet po i njëjti me klasin dhe golat e tij spektakolar.

Në një intervistë për programin Olga në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Messi tregoi nga periudha e errët që po kalonte në Paris deri te lëvizja surprizë përtej Atlantikut.

”Ka njerëz që më kanë ndjekur gjithë jetën, që më njohin. Mund ta dallosh kur jam i lumtur, në fushë. Ideja ishte të filloja të qetësohesha pak pas kaq shumë vitesh karrierë, të shijoja futbollin dhe jetën diku tjetër. Dhe po bëj.”

36-vjeçari nënvizoi se dhe pse u shpall kampion bote me Argjentinën, ai nuk mori asnjë vlerësim nga klubi francez.

“Në njëfarë mënyre i kuptoj, sepse isha në Paris, në Francë, në vendin të cilin unë me Argjentinën i kishim mundur në finalen e kampionatit botëror. Ndoshta për fajin tonë, Franca nuk mundi të shpallej sërish kampione e botës. Unë isha i vetmi lojtar që nuk pata një vlerësim, një urim përveç 25 lojtarëve të tjerë të kombëtares argjentinase. Por nuk ka asnjë problem, jeta vazhdon dhe gjithçka është OK.”

I pyetur nëse do të marrë pjesë dhe në botërorin që organizohet në SHBA , Meksikë dhe Kanada në vitin 2026, Mesi u përgjigj:

“Nuk e kam menduar ende, është larg. Unë mendoj për Kupën e Amerikës, dua të bëj mirë atje me Argjentinën. Thjesht më intrigon fakti që Botërori luhet në SHBA, këtu ku po aktivizohem me Inter Majamin.”

Në 12 ndeshje që Messi është aktivizuar ne total me Inter Miami, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.