Beyhan Mutlu 51-vjeçari i cili jeton në Bursa në Turqi ka kërkuar për disa minuta bashkë me policinë veten e tij. Beyhan kishte konsumuar alkool me shokun dhe më pas ai ishte larguar.
“Pasi pimë alkool unë u largova që të qetësohesha. Shkova disa metra larg nga fshati në këtë zonë të pyllëzuar”, tha ai.
Shoku i tij, i shqetësuar nga mungesa e 51-vjeçarit njoftoi policinë se ai kishte humbur. Forcat policore nisën kërkimet në pyll ndërsa ata u vunë re edhe nga vetë Beyhani.
“Pashë forcat policore që ishin në zonë. I pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë që po kërkonin një person që kishte humbur kontaktet. U bashkova edhe unë me ta për ta gjetur. Nuk e dija se kë po kërkonin. Pas rreth gjysmë ore pyeta për emrin e të zhdukurit dhe më thanë që quhej Beyhan, u thashë që personi të cilin kërkoni jam unë”, është shprehur ai.
Kjo i habiti edhe vetë policët.
“Fillimisht nuk më besuan. Kontaktuan me shokun tim që u tha se isha unë personi që kërkonin. Më pas policët bënin shaka me mua duke më thonë se do më arrestonin dhe do të kalbesha në burg”, ka treguar Beyhan.
51-vjeçari nga Bursa e mbyll rrëfimin e tij duke falenderuar forcat policore për punën dhe mundimin e tyre.