Kryesore Ambasadori i parë amerikan në Tiranë: Shpallja e Berishës “non grata”, sinjal...

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë: Shpallja e Berishës “non grata”, sinjal kundër korrupsionit

Në 30-vjetorin e rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, pas rivendosjes së marrëdhënieve, ambasadori i parë amerikan në Tiranë, William Ryerson, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha, i cili asokohe ishte një ndër kërkuesit e demokracisë në Shqipëri.

Kësisoj, Ryerson i përgjigjet Berishës që vijon takimet me bazën në rrethe, ku kësaj radhe ndodhej në Shkodër.

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, u shpreh William Ryerson.