Bota Rregullat e reja të BE-së: Të gjithë celularët do të kenë të...

Rregullat e reja të BE-së: Të gjithë celularët do të kenë të njëjtin model karikuesi

Komisioni Evropian ka propozuar një rregull të ri për prodhimin e karikuesve të pajisjeve të vogla. Sipas propozimit të bërë tashmë publik, të gjitha kompanitë që prodhojnë smart phone do të duhet që të krijojnë një zgjidhje universale për karikimin.

Qëllimi është të zvogëlohen sa më shumë mbetjet duke detyruar konsumatorët që të ripërdorin karikuesin ekzistues kur blejnë një pajisje të re.

Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë ngarkues të llojit USB-C, por kjo ka ngjallur reagime nga prodhuesit e pajisjeve teknologjike.

Kompania amerikane Apple kundërshton këtë vendim dhe ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë duke përdorur një portë karikimi të personalizuar, ndryshe nga çdo pajisje e prodhuar nga kompanitë europiane apo aziatike.

Por Komisioni Europian ka sqaruar se propozimi do të marrë fuqi pas vitit 2030.