Aktualitet SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës në Vlorë

SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës në Vlorë

Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në zyrat e Hipotekës në Vlorë.

Prokurorët e SPAK ndodhen në Hipotekën e Vlorës për të kryer verifikime në disa dosje pronash të qytetit të Sarandës.

Denoncimi është bërë nga pronari që pretendon se ka shkelje dhe abuzim nga drejtuesi i Kadastrës në Vlorë.

SPAK zbarkoi në këtë institucion një ditë pas dorëheqjes së Klodian Trocit si kreu i Kadastrës.

Largimi i tij mësohet se është bërë për arsye personale dhe në vend të tij sot është emëruar Reinard Meta.

Në Hipotekën e Vlorës gjatë dy viteve të fundit ka pasur dorëheqje të vazhdueshme nga drejtuesit e Kadastrës, ku shkak janë bërë çështjet e pazgjidhura të pronave në bregdet.