Parlamenti rrëzoi dekretin e Presindetit Ilir Meta për kthimin e buxhetit në Parlament, me votat e mazhorancës.
Gjatë votimit të pr/ligjeve, opozita braktisi sallën e Kuvendit.
Ndërkohë buxheti mori 76 vota kundër dhe 22 pro.
Para një jave, për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë, një President i Republikës riktheu për shqyrtim në Parlament buxhetin e shtetit.
Presidenca njoftoi se Kreu i Shtetit, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe kjo nisur nga situata politike në vend. Në argumentimin e tij, Presidenti vlerësoi konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Sipas tij, kthimi për rishqyrtim i buxhetit synonte interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter pas vendimit të Metës: “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”.