Harrojeni mitin e gjirokastritëve kursimtarë.
Tirana është qyteti me më shumë kursime në bankë, rreth 370 mijë lekë për person. Sipas një raporti të “Monitor”, banorët e kryeqytetit mund të sfidohen për kursim vetëm nga banorët e Vlorës, që kanë 361 mijë lekë të kursyera për frymë, siç del nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Lista ndiqet nga banorët e Durrësit, në vendin e tretë, me rreth 260 mijë lekë depozita për njeri. Siç mund të pritet, Tirana është qyteti me nivelin më të lartë të të ardhurave në vend, kurse Vlora nuk e justikon me të ardhurat për frymë nivelin e lartë të kursimeve. Në rang kombëtar, renditet e pesta për të ardhura vjetore.
Sipas ekonomistëve, shumat e mëdha të depozituara në bankat në Vlorë vijnë nga emigracioni dhe veprimtaritë e jashtëligjshme.
Në vend të katërt për kursime renditen korçarët, me 226 mijë lekë për frymë. Një hyrje aspak e papritur në këtë listë, sepse korçarët njihen si ekonomiqarë të mëdhenj.
Të pestët renditen banorët e Elbasanit, me 193 mijë lekë të kursyera në bankë për frymë.
Sidoqoftë, ajo që bie në sy është se në rang kombëtar, shqiptarët po i braktisin pak nga pak bankat, për shkak të normave jo të leverdisshme të interesit. Në krahasim me 2011-ën, në 2017-ën shqiptarët kanë kursyer 690 milion euro më pak.