Me 81 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë “Kurti”
Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.
Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.
VV-ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDKpja me 24.5 për qind.
Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020 dhe që u rrëzua 51 ditë më pas.