Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit dhe është rrëzuar.
43 deputetë votuan pro rrëzimit të qeverisë ndërsa 11, kundër.
Siç shkruajnë mediat, tashmë kryeministër i ri pritet të jetë politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç. Ai ka propozuar formimin e një qeverie të pakicave.
Parlamenti i Malit të Zi hodhi poshtë më herët kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që në seancën e sotme të diskutohej shkurtimi i mandatit të deputetëve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Abazoviç dhe Krivokapiç qeverisën së bashku rreth një vit e 2 muaj.