Vazhdon trendi i rritjes së rasteve me Covid në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 21 qytetarë.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.
Pas arritjes së një niveli minimal të rasteve të reja ditore për disa javë, gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje graduale infektimeve.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe gjithashtu të respektojnë masat parandaluese.
Qytetarët ftohet që për çdo dyshim të kontaktojnë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.