Sport Sacchi: Juventus është favorite për titullin, Interi ka një problem

Sacchi: Juventus është favorite për titullin, Interi ka një problem

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Italisë, ka bërë parashikimet e tij në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

Titulli – “Shikoj Juventusin favorite para Inter dhe Milan, ka diçka më shumë. Kthimi i Allegri-t ka rikthyer entuziazmin dhe të rinj si Chiesa, Rabiot, Kulusevski do të japin një kontribut më të  madh. Di si të marrë maksimumin nga lojtarët e tij”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta dello Sport.

Inter – “Do të ndihet shumë mungesa e Conte-s, është një trajner i madh. Tek Inter bënte gjithçka, edhe drejtuesin. Inzaghi është një trajner i përgatitur, e ka treguar te Lazio, por atje bënte vetëm trajnerin. Tani, Marotta do të duhet ta ndihmojë në menaxhimin e skuadrës”.

Napoli dhe Lazio – “Spalletti? Është i aftë, edhe pse nuk ka arritur të shprehet në maksimum. Presidenti ka shumë pasion. I gjithë ambienti duhet të bëjë një hap përpara. Sarri? Jam i sigurt de do të bëjë mirë. Lotito ka zgjedhur një trajner të madh, do të jetë përsëri mes të parëve duke respektuar bilancet”.