Kurba e koronavirusit në vendin tonë nuk ka arritur ende të ketë qëndrueshmëri në numra. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar 13 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 janë 782 (dje ishin 705).
Rastet e reja– Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë nga 2.256 testime. Tirana ka sërish pothuajse gjysmën e rasteve të reja ditore.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki
315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.
Viktimat- Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.
Situatë e rënduar në spitalet COVID- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.