Pagesa e taksave është një nga treguesit që ka shënuar përkeqësim në raportin Doing Bussines 2018 krahasuar me një vit më parë. Ajo që vihet re është një rritje e përqindjes së fitimit që shkon për taksa dhe kontribute në arkën e shtetit si dhe rritje e numrit të procedurave.
Në raportin e këtij viti, 37.3% e këtij fitimi shkon për taksa dhe kontribute kurse një vit më parë i njëjti raport llogariste 36.5% të këtij fitimi si taksa dhe kontribute.
Numri i pagesave, që është një nënkomponent, llogaritet të jetë 35 në vit ndërkohë që orët e shpenzuara për këto procedura llogariten në 261 në vit. Një vit më parë numri i pagesave ishte në 34 kurse orët mbeten të njëjta.
Rimbursimi i TVSH-së
Një nga problematikat që nxjerr në pah Doing Business 2018 është rimbursimii TVSH-së.
“Në Shqipëri për shembull, duhen 37 javë për të marrë një rimbursim TVSH-je. Kërkesa për rimbursim pasohet nga një kontroll i autoriteteve tatimore. Duhen të paktën katër javë që kontrolli I autoritetit tatimor të fillojë. Taksapaguesit shpenzojnë 8.6 javë me kontrollin tatimor dhe presin edhe katër janë të tjera deri në vlerësimin final.
Taksapaguesit mund të marrin këtë rimbursim vetëm pasi është mbyllur kontrolli. Gjithashtu ata duhet të presin pesë javë për pagesën e rimbursimit të TVSH-së” thuhet në raport. Ai nënvizon se procedura vijon edhe me një seri javësh të tjera pritje dhe kushtesh që duhen plotësuar./monitor/