Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë përditësimet më të fundit për personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë.
Zyrtarisht janë 5 raste të reja (3 prej të cilëve shtetas italianë) gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 64 numrin e të infektuarve me virusin COVID-19.
“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Janë 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas italianë që ndodhen aktualisht në Shqipëri, një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja”, tha drejtoresha e ISHP, Albana Fico.
Sipas informacioneve zyrtare, 32 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv. Nga këta, 3 mbahen në terapi intensive po asnjëri prej tyrë në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Drejtoresha e ISHP ka bërë edhe njëherë apel që qytetarët të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat.
“Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi”, u shpreh Albana Fico.
Tiranë – 45 qytetarë
Durrës – 5 qytetarë
Lushnje – 2 qytetarë
Elbasan – 2 qytetarë
Fier – 6 qytetarë
Rrogozhinë – 2 qytetarë
Kavajë – 2 qytetarë