12 pacientë të prekur me Covid-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Rastet e reja- Janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Vaksinimi- Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.