Ka shkuar në 25 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur bilanci në Turqi i tërmetit të rëndë që goditi një ditë më parë Egjeun.
Ndërkohë operacioni i kërkim shpëtimit nuk u ndërpre për asnjë moment në Izmirin e goditur, duke bërë të mundur që të shpëtoheshin me dhjetëra persona të mbetur nën rrënoja. Tre personat e fundit u shpëtuan pas gati 17 orësh.
Tërmeti, i cili sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ishte me magnitudë 6,6 rihter, u mori jetën edhe 2 të rinjve në ishullin Samos në Greqi, ku edhe aty pati disa ndërtesa të shembura.