Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës. Një litër naftë do të shitet 240 lekë duke e rritur kështu me 5 lekë nga 235 lekë që ishte një ditë më parë.
Ndërsa benzina është rritur me 6 lekë, duke u tregtuar me 233 lekë për litër.
I pandryshuar mbetet çmimi i gazit me 81 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi pasdite në ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.