Extra Ja cilat janë “hilet” e bizneseve që ju bëjnë të shpenzoni më...

Ja cilat janë “hilet” e bizneseve që ju bëjnë të shpenzoni më tepër

Ndjeheni ndonjëherë të manipuluar pas një xhiroje në pazar? Sikur dolët për bukë dhe u kthyet me 20 mijë lekë minus?

Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm!

Ndër vite biznesmenët janë bërë gjithnjë e më inteligjent me mënyrat se si ju inkurajojnë të blini më tepër.

Më poshtë janë disa prej tyre – të cilat mund t’i vini në praktikë herën e ardhshme që një biznes mundohet t’ju a punojë! Kështu edhe ju do të mund të ktheheni në blerës inteligjentë!

1 – Planimetria e dyqanit

Keni menduar ndonjëherë përse ushqimet bazë si qumështi apo vezët qëndrojnë gjithnjë në fund të dyqanit? Arsyeja për këtë është që ju të blini më shumë gjëra gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj për të cilën kishit vërtetë nevojë para se të hynit në dyqan.

Këtë taktikë do ta shihni edhe tek rreshtimi i produkteve. Studimet tregojnë qartë se dyqanet i vendosin produktet më popullore (dhe shpesh herë ato më të shtrenjta) në raftet e mesëm, në nivel me sytë, ndërsa markat më të reja dhe ato më pak të njohura vendosen në katin më të lartë ose poshtë.

2 – Efekti i skarcitetit

Kur ju bëni blerje online dhe shihni etiketimin ‘të fundit në stok’, kjo bëhet në mënyrë që mbi ju të ushtrohet më tepër presion që ta bëni blerjen menjëherë.

Blini tani! Mos prisni! Dyqani mbyllet! Malli likuidohet!

Përse e përdorin bizneset këtë teknikë? Gjithçka ka të bëj me skarcitetin. Askush nuk do të mendojë se po humbet shansin për të bërë të tijën diçka për një çmim shumë më të ulët se zakonisht. Ndaj efekti i kundërt bën që ju ta blini produktin pa menduar gjatë, pasi shumë shpejt mundësia mund ‘t’ju fluturojë nga duart’.

3 – Strategjia e çmimit

Do të ishit më të gatshëm të shpenzonit – €199.99 apo €200? Sipas një studimi, përgjigja është €199.99. Edhe pse çmimi është praktikisht i njëjtë, krijohet iluzioni se po merrni diçka për një çmim më të ulët dhe kosto më me leverdi. Studimi gjithashtu tregon se produktet me këto lloj vlerash ‘iluzive’ blihen shumë më tepër se sa ato me vlera fikse.

4 – Karroca XXL

Ky nuk duhet të jetë një shqetësim kur bëni blerje online, por ka një ndikim të jashtëzakonshëm në supermarkete.

Ideja është që nëse klientëve i jepen karroca të mëdha për të bërë shopping atëherë probabiliteti që ata të blejnë më tepër është më i lartë. Kjo luan me mentalitetin e ‘blerjeve të mëdha’, ku udhëtimi juaj për në pazar nuk ka mbaruar deri sa karroca të jetë mbushur.

Në anën tjetër, nëse merrni një kosh, nuk mund të vendosni shumë gjëra ndaj do të blini më pak. Kjo është arsyeja përse shumë dyqane nuk i ofrojnë fare koshat ose i vendosin ato larg hyrjes.

5 – Lejohen kthimet/ndërrimet

Rrallë herë ndodh që dyqanet ta ofrojnë këtë opsion që lejon klientët të bëjnë një blerje dhe të mund ta kthejnë ose ndërrojnë atë brenda një afati të caktuar kohor. Dhe edhe pse në pamje të parë kjo duket si një ofertë mjaft e mirë, nga e cila klienti është shumë më i privilegjuar se sa bizenesi në fakt kjo ka provuar të ketë pikërisht efektin e kundërt në shumë raste.

Kjo sepse në dyqane të cilat ia japim klientëve këtë mundësi, probabiliteti që të bëhet një blerje pa u menduar gjatë është më i lartë dhe edhe pse në shumë raste, klientët edhe mund ta kthejnë diçka, si për shembull një veshje, po aq shpesh ata ose harrojnë ta bëjnë këtë, ose përtojnë dhe si përfundim, blerja është bërë dhe paratë janë shpenzuar!

6 – Bli 1 dhe merr 1 falas!

WOW! Një super-ofertë që i pëlqen të gjithëve dhe s’ka si të ketë diçka që nuk shkon me të – apo jo?

Në fakt, edhe në këtë rast ata që dalin të fituar janë sërish bizneset!

Nëse blini një T-shirt për €16 euro dhe merrni të dytën falas, keni shpenzuar €16 euro në total – €8 më shumë nga ç’do të shpenzonit nëse blinit vetëm bluzën që dëshironit nëse ajo do të ishte ulur me gjysmë çmimi. Por dyqaneve nuk i leverdis ta bëjnë vërtetë këtë gjë, ndaj kjo teknikë e bën të duket sikur ju po kurseni 50% kur në fakt është dyqani ai që po nxjerr fitimet në fund!

Si të bëjmë blerje më inteligjente?

Gati të mësoni si t’i kurseni para dhe t’i qëndroni besnik buxhetit tuaj herën e ardhshme që dilni për të bërë pazar?

Këto janë disa këshilla se si t’i shmangeni marifeteve të bizneseve dhe të bëni blerje më të zgjuara:

Jini të qartë për atë që ju duhet para se të shkoni në dyqan.

Bëni një listë dhe mundohuni të mos devijoni prej saj.

Nisini blerjet për Krishtlindje dhe fundvit herët dhe vendosni një buxhet strikt.

Mos u tundoni nga uljet sezonale. Asnjëra nuk ja vlen nëse do t’ju duhet të futeni në borxh për ta paguar.

Mbani sytë hapur për oferta dhe kërkojeni të njëjtin produkt në disa dyqane për të bërë diferencën e çmimit.

Nëse ju duhen vetëm dy-tre gjëra nga një dyqan, si një shishe qumësht dhe një bukë, mos merrni kosh