Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Kështu sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, nafta do të shitet me 210 lekë/litri, nga 208 lekë që ishte.
Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila nga pasditja e sotme do të kushtojë 192 lekë/litri, nga 189 lekë që ishte.
Gazi i lëngshëm për automjetet do të shitet me 69 lekë/litri, ndërsa gazoili për peshkim do të shitet me 116 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga hyjnë në fuqi në orën 18:00 të kësaj të mërkure.
Në njoftimin e tij, Bordi i transparencës thekson se vendimet i ka marrë sipas lëvizjeve të bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.