Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Enti Rregullatori i Energjisë duhet të thirret në seancë dëgjimore në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, Meta u tha se ky institucion duhet të japë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, për fashën mbi 800 kwh.
“Në emër të Partisë së lirisë, angazhohemi që përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojmë që Enti Rregullatori i Energjisë të paraqitet në Kuvend dhe të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësime të Konfindustrias, por që nuk janë thjesht të asaj, por të gjithë sipërmarrjeve, bizneseve dhe familjarëve”, theksoi ai.
Duke filluar nga 1 tetori, konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.
Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kilovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.