Aktualitet Kërkohet sekuestrimi i 6 pasurive të Altin Gegës. Prokuroria: Janë krijuar nga...

Kërkohet sekuestrimi i 6 pasurive të Altin Gegës. Prokuroria: Janë krijuar nga trafiku i drogës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive, tokë truall e arë si dhe dy njësi banimi në pronësi të familjarëve të shtetasit Altin Gega.

Ky i fundit u arrestua në korrik të 2021 pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë.

Hetimet e Prokurorisë treguan se Gega, i cili njihet edhe me mbiemrin Çoku, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Gjermani.

Prokuroria thotë se familjarët e Altin Gegës nuk arrijnë t’i justifikojnë pasuritë nga pikëpamja ekonomike.