Aktualitet Rritja e numrit të gaforreve blu në brigjet shqiptare shkakton shqetësim te...

Rritja e numrit të gaforreve blu në brigjet shqiptare shkakton shqetësim te peshkatarët

Rritja e numrit të gaforreve blu në brigjet shqiptare po shkakton shqetësime për peshkatarët.

Gaforrja, e cila e ka origjinën nga Atlantiku, filloi të shfaqej në ujërat e shqiptare rreth një dekadë më parë, për shkak të rritjes së temperaturave të detit. Ato janë veçanërisht të përhapura pranë Lagunës së Karavastasë ku bllokojnë rrjetat e peshkatarëve dhe çojnë në një zvogëlim të jetës detare vendase.

Gaforrja blu kushton shumë në Shtetet e Bashkuara por po shkakton dëme në Shqipëri. Peshkatarët thonë se po merr peshqit nga rrjetat e tyre, duke i dëmtuar ata dhe duke i lënë atyre pa asgjë për të shitur. Ata thonë se gaforret janë shumë agresive dhe një “mallkim i vërtetë”.

Dëmet e shkaktuara nga këto gaforre janë në rritje jo vetëm në bregdet, por në lumenj dhe laguna. Peshkatarët thonë se ata mbledhin deri në 300 kg gaforre blu në ditë, në krahasim me 5 ose 6 kg peshk që ata janë në gjendje të shesin çdo ditë.

Pushtuesit e huaj po çojnë gjithashtu në një zvogëlim të rezervave lokale për gjallesa të tjera, pasi ato po prishin ekosistemin lokal dhe ekuilibrin delikat të jetës nënujore. Gaforret, duke qënë në shumicë, shpesh arrijnë te peshqit përpara se peshkatarët.

Sajmir Beqiraj, profesor i Hidrobiologjisë në Universitetin e Tiranës tha për AFP se gaforret përbëjnë shkak për shqetësim pasi femrat shtrojnë miliona vezë. Ato konsiderohen një nga 100 speciet kryesore pushtuese në Mesdhe.

“Ngrohja globale po krijon kushte për praninë e specieve ekzotike në vendet ku këto kushte, veçanërisht temperaturat, nuk ishin të favorshme disa vjet më parë”, tha Beqiraj.

Gaforrja blu “tashmë ka prishur ekuilibrin natyror të gjallesave vendase, duke çuar në rënien apo edhe zhdukjen e disa specieve, veçanërisht gaforret vendase.”

Peshkatarët thonë se ndërsa gaforret janë ushqim i kërkuar diku tjetër, në Shqipëri nuk ka kërkesë për të. Një kg gaforre blu vlen 40 centë, ndërsa peshk normal vlen 14 euro. Ata nuk janë në gjendje të eksportojnë në BE për shkak të ndalimit të eksporteve, duke bërë që t’i lënë gaforret në diell të ngordhin.