Greqia po përjeton një rritje alarmante në rastet ditore, tha ministri i Shëndetësisë.
Vassilis Kikilias u bëri thirrje grekëve që të zbatojnë masat mbrojtëse, duke përfshirë maskat, dhe të zbatojnë rregullat e distancës sociale.
“Fatkeqësisht, transmetimi i virusit paraqet tendenca në rritje të rrezikshme. Edhe një herë u bëj thirrje të rinjve dhe qytetarëve që nuk respektojnë masat mbrojtëse personale… të marrin parasysh përgjegjësinë e tyre ndaj grupeve të cenueshme, qytetarëve tanë të tjerë dhe ndaj vendit.”
Kjo thirrje vjen pasi Greqia shënoi një rekord të rasteve ditore të dielën, 203 të tilla.