Extra Antonio Banderas feston ditëlindjen e 60-të me koronavirus

Antonio Banderas feston ditëlindjen e 60-të me koronavirus

Antonio Banderas feston ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetë.

Dhe pikërisht në këtë ditë të veçantë ka ndarë me fansat një lajm të keq: është pozitiv për koronavirus.

“Përshëndetje të gjithëve”, shkroi ai. “Unë dua t’ju informoj se sot, më 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të pas karantinës, pasi kam rezultuar pozitiv për Covid-19. Ndihem relativisht mirë. Vetëm pak më i lodhur se zakonisht”, shkruan ai.

Mesazhi i shkruar në spanjisht tregon edhe një foto të aktorit kur ishte fëmijë në bardhezi, ndërsa shton: “Unë jam i sigurt që do të shërohem shumë shpejt duke ndjekur udhëzimet e mjekëve. Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar dhe pushuar”.