Sapunat e përdorura nuk mund të hidhen tutje – është ky një vendim i marrë nga zinxhiri i hoteleve luksoze Hilton. Sepse sapunët do të riciklohen – shkruan CNN.
Me këtë veprim, Hilton mbështet organizatën ekologjike Clean Planet.
Natyrisht, sapunët e ricikluar do të jenë të ripërdorshëm.
Përveç sapunit, do të ketë kremra dhe shampo të cilat do të riciklohen.
Hilton tashmë ka ricikluar 7.6 milion sapunë dhe ka kursyer kështu dy milionë paund.
Kjo kompani pretendon të jetë zinxhiri i parë i hoteleve që aplikon këtë formë me funksion ekologjik.
Organizata Clean Planet bashkëpunon me hotelin Marriot, kompaninë e transportit detar UPS dhe Guest Supply, i cili furnizon hotelet me nevoja higjienike.
Diçka më parë, Coca-Cola vendosi të riciklojë çdo shishe deri në vitin 2030. Në fushatën globale të riciklimit, gjithashtu përfshihen korporata si Procter Gamble, Unilever dhe Nestle, raporton CNN.