Rruga e quajtur Atlanterhavsveien në Norvegji, u ndërtua në një zinxhir ishujsh përgjatë Oqeanit Atlantik. Ajo është reth 8,5 kilometra e gjatë dhe është një pjesë e rrugës së qarkut të Norvegjisë 64. Ajo përbëhet nga 8 ura që lidhin një arkipelag të ishujve dhe është rruga më e bukur, por edhe më e rrezikshme në botë.
Ajo quhet gjithashtu “Rruga për në Qiell” nga shumë norvegjezë, sepse pasagjerët shpesh pyesin se ku përfundon rruga kur kalojnë nëpër të.
Hendeku i jashtëzakonshëm dhe pjerrtësia e rrugës e bën lëvizjen shumë të rrezikshme. Valët e egra spërkaten shpesh nëpër rrugë pasi natyra përpiqet të pretendojë dominimin e saj mbi strukturën e ngritur nga njeriu. Në vitin 2003, një turist izraelit u hodh mes valëve, kur ai kaloi përgjatë Atlanterhavsveien.
Pavarësisht tragjedisë, Atlanterhavsveien tërheq miliona vizitorë çdo vit. Dizajni i saj është aq unik që lejon turistët të vëzhgojnë plotësisht zemrën e bukurisë së natyrës, duke e bërë atë zgjedhjen më të mirë të udhëtimit në botë.
Nëpërmjet një autostrade, ishuj të ndryshëm janë të lidhur me njëri-tjetrin, duke formuar një gjerdan të hollë. Ka vende të ndryshme ku turistët mund të pushojnë, mund të marrin fotografi ose te peshkojnë.
Ura Storseisundet e cila është 260 metra e gjatë është ura më e njohur në botë. Ajo është e vendosur në një cep kur Atlanterhavsveien bën një kthesë drastike. Lloji i projektimit të këndit ofron urën një hark madhështor, në të cilin elementet artistike janë të ngulitura. Ura duket si një “Rrugë në Qiell” kur shihet nga larg.