Aktualitet Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar

Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku anulon urdhërin e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën kryekomisar.

Në këtë konkurs do të konkurrohej për 75 vende të lira për këtë funksion.

Konkursi është anuluar me motivacionin e ristrukturimit të policisë.

Më 7 shtator Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.