Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u tregua strikt me respektimin e minutazhit, 20 minuta, të fjalës së kryeministrit Edi Rama në interpelancën e thirrur për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Mbyllja e mikrofonit shkaktoi të qeshura dhe batuta në sallë.
Edhe kryeministri nuk la pa thumbuar Gramoz Ruçin. Interpelancën e nisi me këto fjalë:
“Faleminderit për rikujtesën dhe doja të ndaja dhimbjen me kolegun deputet që kërkoi fjalën e lirë duke i thënë që zyra e kryetarit lajmëroi se për 20 minuta do të ndërpritet fjala, dhe 3 minuta kam replikën, prandaj ta harrosh fjalën e lirë pa kufi këtu sa të jetë ai burri atje”.