Opozita e bashkuar po proteston para parlamentit duke kërkuar rrëzimin e Edi Ramës dhe futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, por mazhoranca brenda sallës së seancave plenare duket e pashqetësuar.
Teksa sheshi para Kuevndit të rrethuar me mijëra policë është pushtuar nga tymi dhe flaka, kryeparlamentari Gramoz Ruçi nga brenda sallës ka njoftuar se nga sot Partisë Socialiste i është shtuar edhe një tjetër deputet.
“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”, tha Ruçi.