Deputetja e PD-së Rudina Hajdari me të marrë fjalën sot në Kuvend ka thënë se në kujtim të heronjve të 2 Prillit të mbajnë të gjithë një minutë heshtje.
Dhe ashtu kanë bërë, të gjithë deputetët në Kuvend janë ngritur në këmbë dhe kanë heshtur për 1 minutë.
Dje në Shkodër u përkujtua 2 prilli i vitit 1991 kur gjatë një proteste të banorëve kundër regjimit komunist të kohës, u vranë 4 dëshmorët e parë të demokracisë.
Në ceremonitë e përkujtimit të kësaj ngjarje ishin të pranishëm familjarë të Dëshmorëve të Demokracisë dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Rudina Hajdari nuk ka pranuar të djegë mandatin e deputetes ashtu siç ka bërë opozita.