Bayern Munich nuk bëri asnjë veprim për të siguruar shërbimet e Cristiano Ronaldos në vitin 2018, pasi nuk kishin nevojë për portugezin, me Robert Lewandowski tashmë në radhët e tyre. Këtë e thotë Karl-Heinz Rummenigge, drejtori i përgjithshëm i bavarezëve. Pas nëntë vitesh rekordesh në Spanjë, Ronaldo vendosi që të ndryshonte mjedis dhe zgjodhi Juventusin.
“Ne kishim, dhe ende e kemi, bomberin e duhur, Lewandowski. Ne nuk kemi nevojë për një sulmues si Ronaldo. Megjithatë, Juventusi bëri shumë mirë, Andrea Agnelli realizoi një goditje të jashtëzakonshme. Ka qenë një blerje e suksesshme nga të gjitha pikëpamjet. CR7 ka shënuar shumë gola dhe në lojëra të rëndësishme. Falë imazhit të tij global, Juventusi u rrit edhe komercialisht. Emri të ndihmon, por cilësia duhet të jetë gjithmonë atje, në fushën e blertë. Cristiano Ronaldo i ka të gjitha”.
Ronaldo nuk po tregon shenja ngadalësimi, pavarësisht se po shkon drejt ditëlindjes së tij të 36-të. Rummenigge beson se ai mund të mbetet në krye edhe për ca kohë, ashtu si Lewandowski, i cili shënoi 55 herë në sezonin 2019-2020: “Ne po flasim për një jashtëtokësor. Ronaldo jeton për futbollin, si Lewandowski. Ata stërviten, hanë dhe pushojnë me një qëllim: të përmirësojnë performancën e tyre dhe të jenë më të mirët. Dhe në fund ata janë si Lionel Messi. Ata janë shembuj për të rinjtë; kampionë dhe super të pasur, por çdo ditë bëjnë sakrifica, sepse duan të fitojnë”.
I pyetur për sa kohë mund të vazhdojë kështu Ronaldo, Rummenigge shtoi: “Ai ka ende dy vite në kontratën e tij me Juventusin. Unë pres që të jetë në krye edhe këto dy sezone në krye. Pastaj, do të vendosë ai se çfarë mund të bëjë. Unë, gjithashtu, shoh Lewandowski në majë për një kohë të gjatë. Kjo është edhe arsyeja pse ne nuk po kërkojmë pasardhës të tij. Nuk është rastësi që kemi investuar në një lloj lojtari tjetër, si Leroy Sane”.