Presidenti amerikan Donald Trump mohoi se ka është njoftuar mbi faktin se rusët kanë paguar talebanët për të vrarë trupat amerikane në Afganistan.
Sipas “New York Times”, e gjithë kjo histori është zhvilluar vitin e kaluar, ndërkohë që forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA dhe NATO po ndihmonin në arritjen e paqes mes autoriteteve afgane dhe talebanëve. Sipas gazetës, Trump është bërë me dije për këtë në muajin mars.
Por, Trump shkroi në rrjetet sociale se ky lajm “ka ardhur nga një “burim anonim” për “New York Times”-in që merret me lajme të rreme”.
“Askush nuk më ka njoftuar, as zv/presidenti Pence apo Shefi i Stafit Meadows për të ashtuquajturat sulme mbi trupat tona në Afganistan nga rusët, ashtu siç u raportua përmes një “burimi anonim” nga Fake News New York Times. Të gjithë po e përgënjeshtrojnë dhe nuk ka pasur shumë sulme mbi ne. Askush nuk është treguar më i ashpër me Rusinë sesa Administrata Trump. Me të korruptuarit Joe Biden dhe Obama, Rusia e pati të lehtë të merrte pjesë të rëndësishme të Ukrainës. Kush është burimi i tyre?”, shkruan Trump në rrjetet sociale.