Kryesore Anti-racizmi në SHBA godet edhe “mbrojtësin” e shqiptarëve

Anti-racizmi në SHBA godet edhe “mbrojtësin” e shqiptarëve

Universiteti i Princeton ka vendosur të heqë emrin e ish-Presidentit amerikan Woodrow Wilson nga emri i një prej kolegjeve të tij, me pretendimin se Wilson ka ndjekur politika raciste.

Ndërkohë, me emrin e tij, lidhet një fat shqiptar, ai mbrojtjes së kauzës shqiptare prej presidentit të famshëm të SHBA në vitet 1919-1920. Nëse nuk do të ishte vendimi i Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot.

Presidenti i Princeton Christopher Eisgruber tha se universiteti vendosi të ndryshojë emrin e Shkollës Woodrow Wilson të Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare dhe Kolegjit Eilson pasi policia amerikane vrau afro-amerikanët George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe Rayshard Brooks gjatë muajve të fundit.

Woodrow Wilson

Universiteti Princeton konsideroi ndryshimin e emrit që në 2016 pas protestave të studentëve në nëntor 2015, por më pas u vendos që të mos ndryshonte emrat e shkollës dhe fakultetit.

Eisgruber tha që Wilson ishte “një racist edhe sipas standardeve të kohës”, duke deklaruar se ish-presidenti i SHBA-së mbronte ndarjen në organet qeverisëse federale që ishin integruar racialisht për dekada në atë kohë.

Shkolla Politike do të riemërohet Shkolla e Princeton e Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare, ndërsa Kolegji Wilson do të bëhet “Kolegji i Parë”.

Wilson shërbeu si president i Universitetit Princeton para se të bëhej guvernator i New Jersey dhe më vonë president i SHBA nga 1913 deri në 1921.