Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike.
Presidenti Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor. Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.
Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit.
Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore të cilat ai i prezantoi në muajin mars.
Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.