Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor në një ndeshje në UFC, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.
Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019.
McGregor, i cili pretendonte të fitonte për të sfiduar sërish rusin Nurmagomedov, pësoi humbjen e parë në karrierë me KO. Megjithatë tha se do të ringrihej dhe do të rikthehej më i fortë pas kësaj humbjeje.
Conor McGregor mbetet ylli i padiskutueshëm i UFC dhe pavarësisht se u mund me KO, fitoi më shumë para’ sesa kundërshtari i tij.
Fakti që luajti ndeshjen kryesore të UFC 257, McGregor mori 5 milionë dollarë, sipas ‘The Independent’. Ndërsa Poirier fitoi vetëm 1 milion dollarë.
Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.
Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019.