Sa seks duhet të bësh që të jetë mjaftueshëm? Këtë pyetje mund t’ia keni bërë vetes, por jo me zë të lartë.
Shumë njerëz ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë: 2 herë në javë. Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj.
E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.
Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit. 13% e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45 për qind disa herë në muaj, 34% dy deri në tri herë në javë dhe 7%, 4 ose më shumë herë në javë.
Pothuajse gjysma e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në muaj. Ju surprizon kjo? Duket se po. Kur i ktheheni kohës pas dhe kujtoni kur kishit jetë seksuale më të mirë… ia bëni pyetjen vetes: sa shpesh bënit seks atëherë?
Çfarë ndodh me ne? Të gjithë e dimë! Puna, fëmijët, lodhja, sëmundjet, ndryshimet hormonale – të gjithë këta faktorë kërcënojnë jetën tonë seksuale.
Megjithatë, specialistët e institutit testuan një grup të rriturish për aktivitetin seksual, duke u drejtuar tri pyetje bazë:
Sa seks ju bën të lumtur?
Sa seks ju bën të ndiheni të përmbushur dhe të kënaqur?
Cili është minimumi i seksit që keni nevojë, nëse e dini që nuk do të zgjasë përgjithmonë?
Përgjigjet ishin çuditërisht të pritshme, edhe pse studimi ishte fokusuar kryesisht te çiftet e martuara me fëmijë, kështu që është një rezultat paksa i njëanshëm. Dhe ja çfarë thanë:
Të lumtur nga aktiviteti seksual: 3 deri në 5 herë seks në javë
Të kënaqur: 1 herë në javë
Minimumi: 1 herë në muaj