Extra Sa kohë i duhet një babai të ndihet sërish i lumtur pas...

Sa kohë i duhet një babai të ndihet sërish i lumtur pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë

Mirëqenia psikofizike e nënave të reja është thelbësore për të porsalindurin, prandaj nuk është çudi që studimet tradicionalisht janë fokusuar tek to, në ndryshimet fizike që sjell shtatzënia me vete e në vazhdim dhe ndikimet psikologjike që lidhen me të.

Megjithatë nuk duhet harruar që ardhja në jetë e një fëmije është tranzicion edhe për baballarët. Kjo është një përvojë që ndryshon ekuilibrat, rutinat dhe gjithçka me çfarë jeni mësuar.

Lindja e një fëmije mund edhe të tendosë marrëdhëniet ndërmjet nënës dhe babait e të prishë dinamikat në çift apo kënaqësinë që keni në marrëdhënien tuaj.

Një studim gjerman i publikuar në Plos 0ne ditët e fundit thekson se si baballarët e rinj kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur me ardhjen e bebit dhe jo pak kohë.

Atyre u duhet dy vjet për t’u ndjerë sërish të lumtur në marrëdhëniet me partneren, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ardhjen në jetë të fëmijës së parë.