Kina publikoi vijimësinë gjenetike të koronavirusit gjatë fillimit të janarit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), njoftoi se gjetja e vaksinës kërkon të paktën 18 muaj.
Aktualisht nuk ka asnjë kurë për virusin, që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse Covid-19, megjithëse mijëra persona janë shëruar. Viktimat janë kryesisht të moshuar apo me probleme shëndetësore si diabeti, zemra ose sëmundjet e mushkërive.
Studiuesit në të gjithë botën po punojnë drejt një vaksine, ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi se po zhvillohet testimi i kafshëve për gjetjen e vaksinës me prova klinike të mundshme në prill ose maj.