250 mijë euro dhe 16 milionë lekë ka sekuestruar SPAK në shtëpinë dhe zyrën e Edvin Priftit.
Kardiologu akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar të ëmën.
Ky rast korrupsioni te bluzat e bardha u zbulua gjatë hetimeve mbi gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila u vu në pranga mëngjesin e kësaj të enjteje së bashku me 9 persona të tjerë.
Gjatë hetimeve dhe përgjimeve, SPAK zbuloi se sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi kishte paguar ryshfet te mjeku kardiokirurg në QSUT, Edvin Prifti, që ky i fundit të bënte operacion jashtë radhe për nënën e saj.
SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të mjekut dhe të dy infermiereve.