Keisi dhe Kristi, dy banorë të “Big Brother VIP Albania”, janë duke krijuar një marrëdhënie romantike të dy, por i ati i Keisit, Sabiani, nuk është dakord me këtë lidhje dhe faktori kryesor është Kristi.
Në një postim në Instagram, ai sqaron arsyen pse është kundër kësaj marrëdhënieje. “Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin, nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj,” shkruan ai.
“Si fillim, nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh, s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vetë.”
Me shprehjen “me disa porta”, siç duket Sabiani i referohet lidhjes që pretendohet se Kristi ka lënë jashtë.